Të ‘denjë’ për film hollywoodi/ Arrestohen dy shqiptarët, grabisnin në mënyrë të pabesueshme kazinotë

08/05/2020 16:33

Karabinierët e Njësisë Hetuese të Komandës Provinciale të Torinos me kërkesë të Prokurorisë Publike, përmes operacionit të quajtur “Banda e vrimës” kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë të cilët kryenin vjedhje parash nga makinetat e lojërave të fatit.

Si në skenat e filmave hollywoodian, natën ata me një teknikë të mirëmenduar më parë depërtonin në brendësi të godinave të lojërave të fatit ku ndodheshin makinetat, pasi kishin hapur një të çarë në aparetet e jashtme të ndërtesës.

Autorët e vjedhjeve më parë inspektonin vendndodhjen e sensorëve të alarmit dhe ishin gjithmonë të pajisur me kostume pune dhe helmeta të pajisura me llamba. Për ta bërë veten të padukshëm nga alarmet, ata madje zvarriteshin në tokë, duke simuluar teknika gati të vërteta ushtarake për të depërtuar në dyert e brendshme të ndërtesave të lojërave të fatit.

Është konstatuar se në periudhën midis janarit dhe qershorit të vitit 2019 ata kishin realizuar shtatë vjedhje duke marrë një vlerë totale prej 200 mijë eurosh. Kështu ata ishin bërë tmerri i sallave të lojërave të fatit në provincën e Torinos.

Më 3 janar të vitit të kaluar, në Chivasso , ata kishin marrë mbi njëqind mijë euro para të thata. Midis janarit dhe qershorit 2019, u konstatua se ata ishin përfshirë në 7 episode kriminale, pesë nga të cilat në vjedhjen e kazinove dhe dy vjedhje të tjera të kryera në shtëpi private. Hetimet e kryera kanë lejuar jo vetëm identifikimin e tyre, por edhe gjetjen dhe kapjen e tyre në provincën e Caserta./Shqip/

FOTO GALERI
1/16

Top Channel