A do na drejtojnë ish sigurimsat? Kur kanë kaluar pothuaj tri dekada nga shpërbërja e sigurimit të shtetit kjo pyetje nuk ka marrë ende një përgjigje ndërsa tentativat e ish sigurimsave për tu emëruar ne poste shtetërore apo edhe politike nuk kanë munguar.
Precedentët e hasura ne dy palë zgjedhje ku kandidat për deputet apo dhe kryetar bashkie kanë refuzuar te deklaronin te shkuarën e tyre te errët ka bërë qe autoriteti i dosjeve ti drejtohet me propozime konkrete Kuvendit për pastrimin e politikës nga ata te cilët ne fjalorin e përditshëm konsiderohen si ish spiun.
Ndëshkimet me te forta konstatohen ne variantin e tretë, i cili parashikon ndërprerje mandati, deri ne ndjekje penale.
Kodi i vjetër elektoral nuk parashikon lustracionin ne zgjedhje, ndërsa propozimet e autoritetit te dosjeve kanë mbërritur ne tryezën e dy bashkëkryetarëve te komisionit te reformës zgjedhor, te cilët te hënën e ardhshme kanë një tjetër përballja ne tryezën e këshillit politik me opozitën jashtë parlamentare
Top Channel