Pandemia Covid-19/ Kryeministri britanik kërkon ndihmën e Putinit

08/05/2020 18:38
BERLIN, GERMANY - JANUARY 19, 2020: UK Prime Minister Boris Johnson and Russia's President Vladimir Putin (C L-R) talk during a meeting on the sidelines of an international summit on Libya; the summit is to discuss efforts to achieve peace and reconciliation between Libya's government and General Haftar; right: the Russian president's adviser Yuri Ushakov. Alexei Nikolsky/Russian Presidential Press and Information Office/TASS Ãåðìàíèÿ. Áåðëèí. Ïðåìüåð-ìèíèñòð Âåëèêîáðèòàíèè Áîðèñ Äæîíñîí, ïðåçèäåíò Ðîññèè Âëàäèìèð Ïóòèí (â öåíòðå ñëåâà íàïðàâî) è ïîìîùíèê ïðåçèäåíòà ÐÔ Þðèé Óøàêîâ (ñïðàâà) âî âðåìÿ áåñåäû íà ïîëÿõ Áåðëèíñêîé êîíôåðåíöèè ïî Ëèâèè. Àëåêñåé Íèêîëüñêèé/ïðåññ-ñëóæáà ïðåçèäåíòà ÐÔ/ÒÀÑÑ

Kryeministri britanik, Boris Johnson, e ftoi presidentin rus, Vladimir Putin, që të marrë pjesë në një samit për trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar do të jetë mikpritëse e eventit muajin e ardhshëm, dhe në një bisedë telefonike, Johnson e ftoi shefin e Kremlinit t`i bashkohet nismës “për të ndihmuar forcimin e sistemeve shëndetësore dhe trajtimin e koronavirusit në disa nga vendet më të varfra të botës”.

Konferenca, e paralajmëruar që në prill, synon të bashkojë udhëheqës botërorë, donatorë dhe prodhues të vaksinave. Johnson dhe Putin “u pajtuan për rëndësinë e vazhdimit të punës së bashku dhe me vendet e tjera, për mposhtjen e sëmundjes”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Europë: mbi 30,000.Rusia, të premten, ka shënuar ditën e gjashtë me radhë me mbi 10,000 të infektuar të rinj nga koronavirusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA