Pamjet/ Njerëzit dynden në parqe, alarmi i ekspertëve: Milano është një bombë, rrezikohet të…

08/05/2020 10:41

Tashmë Italia ka hyrë në fazën e dytë të hapjes graduale pas masave shtrënguese të ndërmarra për frenimin e Covid-19.

Në mediat italiane janë publikuar fotot e qytetarëve të cilët kanë mbushur parqet dhe për shkak të fluksit të madh është thyer edhe distancimi social.

Siç shihet nga fotot e publikuara në Navigli në Milano, shihen turma njerëzish, fëmijë duke ecur pa maska dhe masat nuk respektohen në parqe, ndërsa janë hapur edhe lokalet.

Në lidhje me këtë situatë kanë reaguar shumë ekspertë të cilët ngrenë alarmin e përhapjes së virusit. Një prej tyre është edhe specialisti i sëmundjes infektive Massimo Galli, mjeku kryesor në spitalin Saço, i cili paralajmëron: “Qyteti është një bombë, rrezikoni të mbyllni përsëri gjithçka”.”

“Në Lombardi, rreziku i mbylljes është akoma në prag. Milano është një bombë, pikërisht sepse shumë persona kanë qenë të mbyllur në shtëpi me sëmundjen. Kemi një numër shumë të lartë të infektuarish, të cilët tani po kthehen në qarkullim. Është e qartë se nevojiten më shumë kontrolle. Testi i shpejtë, i ashtuquajturi pajisje e lansimit, mund të jetë e dobishme“, u shpreh ai.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA