04/11 22:57
Vendet në gjithë Evropën shënuan sot 75-vjetorin e mposhtjes së Gjermanisë Naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Ajo që njihet si Dita e Fitores në Evropë e gjeti një pjesë të madhe të kontinentit të izoluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.
Në Gjermani, presidenti Frank-Walter Steinmeier, kancelarja Angela Merkel dhe udhëheqës të tjerë të shtetit vunë kurora me lule në memorialin e viktimave të luftës dhe të dhunës në Berlin.
Gjetkë në Evropë, ngjarjet për Ditën e Evropës janë shtyrë, anuluar ose reduktuar në përkujtime online.
Ditët e fundit të Gjermanisë naziste zbulohen përmes këtyre fotove tronditëse…
Top Channel