Kore e Jugut/ Rritet numri i të prekurve me koronavirus. Shkak, dalja në klube nate

08/05/2020 17:54

Koreja e Jugut pas 10 ditësh përsëri regjistroi mbi 10 raste të reja të të infektuarve me Covid në një ditë.

Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, Qendra jugokoreane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve mbrëmë njoftoi se janë regjistruar 12 raste të reja me koronavirus.

Zv/ministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip tha se të gjitha rastet e reja të infektimit me COVID-19 javën e kaluar ishin në klube nate në Seul, dhe se ishin të lidhura me pacientin 29-vjeçar i cili të mërkurën rezultoi pozitiv me COVID-19.

Ai porositi se në klubin e natës të cilin e vizitoi i prekuri me virus ishin rreth 1.500 persona.

Ministri Gang-lip theksoi se janë duke hetuar të gjithë personat me të cilët të infektuarit ishin në kontakt, duke shtuar se në ditët në vijim presin rritjen e numrit të të infektuarve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA