Babë e birë, nga Xhorxhia e SHBA-ve, janë arrestuar nga policia, pasi në konflikt e sipër, kanë qëlluar me armë, një afro-amerikan të paarmatosur. Gregory McMichael, 64 vjeç dhe djali i tij, Travis, 34 vjeç, janë arrestuar dhe akuzuar për vrasje. Gergory dhe viktima Ahmaud Arbery, ishin konfliktuar para disa muajsh, por asokohe policia nuk arrestoi asnjërin prej tyre.
Si ndodhi ngjarja?
Ahmaud Arbery, ishte duke vrapuar në qytetin bregdetar të Brunsëick. Gergory, i cili ishte duke udhëtuar me kamion, mendoi se Ahmaud ishte një grabitës. Kështu nisi dhe konflikti mes palëve. Fillimisht besohet se ata (Babë e birë dhe Ahmaud) janë konfliktuar fizikisht. Dhe më pas babë e birë, kanë marrë armët por vetëm Travis ka qëlluar mbi Ahmaud, duke e lënë të vdekur në vend. Edhe pse fqinjët, që kishin parë të gjithë ngjarjen kanë telefonuar policinë, ajo nuk ka arritur që të vijë në kohë, për të parandaluar konfliktin, shkruan BBC.
Babai i viktimës Marcus Arbery, u shpreh se i biri nuk kishte kryer asnjë grabitje, gjë të cilën pretendojnë autorët, por ishte thjesht duke bërë vrap dhe kujdesur për trupin e tij.
“Unë nuk e di pse e profilizuan racionalisht dhe e bënë ashtu, sepse gjithçka që bëri është të punojë jashtë dhe të vrapojë, për t’u kujdesur për trupin e tij”, u shpreh babai i viktimës.
Top Channel