Donald Trump: Kompania private, përgjegjëse për komplotin e agjentëve në Venezuelë

08/05/2020 20:05

Presidenti ameriakn Donald Trump ka përsëritur sot se qeveria e Shteteve të Bashkuara nuk është përgjegjëse për inkursionin e dështuar të një grupi ushtarakësh amerikanë në Venezuelë në fillim të javës, të cilët raportohet se kërkonin të përmbysnin Presidentin Nicolas Maduro.

Në një intervistë me Fox News Trump tha se për një operacion të tillë, ai nuk do të mbështetej në një grup të vogël.

“Unë nuk di gjë për këtë, besoj se edhe qeveria nuk di gjë dhe duhet të zbulojmë atë që ka ndodhur. Nëse ne do të bënim diçka në Venezuelë, nuk do ta bënim kështu, por do të quhej pushtim”.

Trump shtoi se inkursioni në fjalë “nuk ishte një sulm i mirë,” dhe se ishte kryer një një “grup i panjohur” ku përfshiheshin venezuelanë dhe njerëz nga vende të tjera.

“I pashë pamjet në plazh. Dukej qartë që nuk ishte drejtuar nga gjeneral George Washington,” tha ai me ironi, duke iu referuar presidentit të parë të SHBA, që konsiderohej gjithashtu një gjeni ushtarak.

Një ish-ushtarak amerikan i kapur në Venezuelë tha se ishte kontraktuar nga kompani sigurie në Florida për të marrë kontrollin e aeroportit të Caracas, nga ku do të nisej avioni që do të çonte Maduro në SHBA.

Në një dokument të publikuar dje nga Washington Post thuhej se disa parti opozitare në Venezuelë kishin negocjuar me kompaninë amerikane të sigurisë Silvercorp USA, një marrveshje $213milionë për pushtimin e vendit dhe përmbysjen e Maduros.

Kryeprokurori i Venezuelës Tarek Saab akuzoi kreun e kompanisë amerikane të sigurisë Jordan Goudreau dhe dy politikanë opozitarë venezuelanë me bazë në SHBA, Juan Rendon dhe Sergio Vergara, se janë të përfshirë në “hartimin, financimin dhe ekzekutimin” e planit të përmbysjes së Maduro.

FOTO GALERI
1/5
Mjetet e pretenduara te kapura nga banditet

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA