Dhuna në familje/ Arben Hajdarmataj: Policia nuk duhet të injorojë asnjë telefonatë

08/05/2020 15:52

Gjatë kësaj periudhe në karantinë janë publikuar studime, kryesisht nga vende perëndimore, të cilat dëshmojnë se dhuna familjare është shtuar.

Megjithatë, edhe në një situatë normale gjykatat dhe policia, janë marrë me këto problematika. Në lidhje me këtë temë, në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarmataj. Gjatë fjalës së tij Hajdarmataj u shpreh se niveli arsimor, është një nga faktorët kryesorë, që shkakton dhunë në familje. Ndërsa njerëzit më të riskuar nga dhuna në familje, sipas ish-kreut të policisë, janë njerëzit të sëmurë, njerëzit e pambrojtur dhe gratë. Sakaq, Hajdarmataj u shpreh se duhet t’i mëshojmë mënyrës si mund ta minimizojmë dhunën, dhe kjo sipas tij arrihet me anë të një funksionim solid të shtetit dhe policisë. “Në momentin që policia ka një telefonatë, sado larg të jetë vendi, apo banal të jetë konflikti, policia duhet të shkoj atje”, u shpreh Hajdarmataj.

“Koncepti që merr kontakt me personat e dhunuar, si koncept policor ky ka hyrë pas viteve ’90 sepse zgjerimi, lëvizjet demografike, kanë bërë krijimin e këtij koncepti. Kemi shumë statistika. Niveli arsimor, është një nga faktorët kyresorë që shkakton dhunën në familje. Statistikat janë më të sakta, që japin një figurim më të saktë, përsa i përket bazës gjinore në dhunën në familje. Njerëz të pambrojtur, njerëz të sëmurë, janë më të riskuar për t’u dhunuar. Duke analizuar këtë, fatmirësisht kemi informacion si ndodh dhuna në familje. Por unë do të qëndroja më fort se si mund ta parandalojmë ne këtë gjë. Ka raste kur dhuna distancohet nga psikologët, por në fund të fundit policia e shtetit është kontakti i parë me këtë persona. Unë i mëshoj parandalimit në aspektin policor, duke bërë të mundur që njerëzit të kenë besim tek policia e shtetit, sikur edhe për konflikte banale. Në momentin që ka një telefonatë, sado larg të jetë zona, policia duhet të marrë masa të menjëhershme. Ne duhet të ndëryjmë thellësisht, të ndryshojmë strategji, sepse aktualisht nuk janë kushtet. Mekanizmi nuk është vetëm policia, por i gjithë shteti. Nëse ndodh një konflikt për dhunë në familje, ai të strehohet në shtëpi, që të mos ketë më kontakt me to”, u shpreh Arben Hajdarmataj.

Top Channel