CoVid-19/ OKB me tonë të ashpra: Boll i urrejtët gazetarët, informatorët, profesionistët e shëndetësisë

08/05/2020 16:49
Berlin, Germany - November 04: Antonio Guterres, High Commissioner for Refugees of UNHCR, attends a press conference in german foreign office on November 04, 2015 in Berlin, Germany. (Photo by Michael Gottschalk/Photothek via Getty Images)

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres ka kërkuar që të bëhen “të gjitha përpjekjet” për t’i dhënë fund racizmit të lidhur me pandeminë e koronavirusit. “Pandemia vazhdon të krijojë tsunami urrejtje dhe ksenofobie, sharjesh dhe frikësimi”, tha të premten Guterres.

“Ndjenja kundër të huajve është rritur online dhe në rrugë. Teoritë konspirative anti-semitike janë shpërndarë ngado e janë kryer madje edhe sulme ndaj myslimanëve të lidhura me sëmundjen Covid-19”, që shkakton koronavirusi.

Për më shumë, “gazetarët, informatorët, profesionistë të shëndetësisë, dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut, janë duke u shënjestruar vetëm për shkak se po kryejnë punën e tyre”, ka thënë ai.

Guterres i kërkoi qeverive të punojnë për kohezion social dhe që njerëzit të ngrihen kundër fjalimeve të urrejtjes dhe e bëri këtë në një video mesazh të postuar në tëitter. Ne kemi detyrën të mbrojmë njerëzit, ti japim fund stigmës dhe të ndalim dhunën – tha ai. Afro 4 milionë persona janë prekur në të gjithë botën nga koronavirusi i ri ndërsa mbi 200 mijë vetë kanë humbur jetën në përballjen me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA