27/11 10:11
I ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte sipërmarrësi Eglent Bici.
Në studio po flitej mbi deitën dhe mënyrat e saj, dhe një nga mënyrat është dhe “fasting” (e përafërt me agjërimin). Këtë të fundit aplikon dhe Bici, madje ai ka vendosur dhe një rekord personal, 60 orë të plota pa ngrenë. Por befasoi jo pak kur tha se mund të kishte rezistuar dhe disa ditë më shumë.
“60 orë pa ngrënë asgjë është rekordi im. Unë po e bëja me veten time, kur hëngra pas 60 orëve ndihesha super mirë. Nuk dëshiroja ushqim, thjesht hëngra vetëm sepse e kisha vendosur. Por mendoj që do të kisha rezistuar edhe disa ditë të tjera”, u shpreh Bici.
Top Channel