Eksperti rus Yushkov: Sanksionet amerikane nuk do të ndalin eksportet ruse të naftës, India dhe Kina nuk do të ndalojnë blerjet
Polcia në Kinë, ka nxjerrë nga varri një grua të moshuar me aftësi të kufizuara, e cila u varros e gjallë nga i biri. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Jingbian, të provincës Shaanxi, në Kinën veri-perëndimore.
Autoritetet u njohën me rastin, përmes një telefonate të bërë nga guraja e djalit e të moshuarës. Në videon e publikuar, shikohen forcat e policisë teksa po përpiqen të nxjerrin nga varri të moshuarën 79-vjeçare, shkruan Metro.
Edhe pse kishte tre ditë nën tokë, pa ujë dhe ushqim, e moshuara fatmirësisht arriti të mbijetonte dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nuk dihet se çfarë e shtyu djalin e gruas, të identifikuar me mbiemrin e tij Ma, të kryente këtë akt makabër. Ndërkohë raportohet se ai është arrestuar nga policia dhe akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë.
Top Channel