Shkencëtari SHBA/ Administrata injoroi paralajmërimet

07/05/2020 02:03

Një shkencëtar e larguan nga puna pasi administrata Trump injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19 dhe një ilaç të Malaries, të cilin Presidenti Donald Trump kërkonte të përdorej për koronavirusin megjithë të dhënat e pakta se mund të ishte i dobishëm.

Kështu thuhet në ankesën e paraqitur në agjensinë që mbikqyr qeverinë nga Rick Bright, ish-drejtor i Autoritetit për Studimet dhe Zhvillimet e Avancuara Biomjekësore.

Në ankesën e Bright, thuhet thotë se e patën transferuar në një detyrë më të ulët pasi i rezistoi presionit politik për të lejuar përdorimin e gjerë të hidroksiklorokuinës, ilaçit të Malaries që kërkonte Presidenti Trump. Ai thotë gjithashtu se administrata i injoroi paralajmërimet e tij të forta për COVID-19. Bright pretendon se “veproi me urgjencë” për të trajtuar çështjen e përhapjes së COVID-19, pasi OBSH bëri një paralajmërim në janar.

Ankesa me shkrim vjen ndërsa qeveria amerikane përballet me kritika për reagimin e saj ndaj pandemisë, për furnizimin me teste për virusin dhe me respiratorë, maska dhe paisje të tjera që mund të ulin përhapjen e sëmundjes. Deri më tani, Shtetet e Bashkuara kanë patur rreth 1.2 milionë raste të konfirmuara dhe mbi 70 mijë vdekje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA