
23/02 22:38
Newcastle është gati të kthehet mes klubeve më të mirë të Premier League sapo të kalojë në duart e Yasir Al-Rumayyan.
Për ta bërë një gjë të tillë, pronari i ri i Qymyrxhinjve ka ndërmend të bëjë investime të rëndësishme në merkato, duke e përforcuar skuadrën në çdo repart. Për sa i takon mbrojtjes, vëmendja është përqendruar menjëherë te një nga lojtarët më të mirë të Serisë A: Kalidou Koulibaly.
Sipas Sky Sport, Newcastle duket se është gati të ofrojë 80 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit të Napoli-t.
Top Channel