
Larja sa më shpesh e duarve është një nga ‘armët’ kryesore për të mbajtur larg viruset dhe bakteret. Pikërisht kjo rekomandohet edhe për virusin vdekjeprurës që Covid-19 që po merr mijëra jetë njerëzish.
Ndërkohë mediat britanike kanë shpërndarë disa foto të frikshme të sasisë së baktereve dhe mikrobeve që gjenden në dorën e një fëmije pas një loje jashtë.
Ka qenë ekspertja Tasha Sturm, 52 vjeç, e cili priti derisa djali i saj u kthye nga një lojë në natyrë, por para se të shkonte për të larë duart ajo mori një pjatë dhe vendosi dorën e fëmijës.
Më pas pjatën transparente e bëri me solucion që tregonin bakteret. Sturm i tregoi fotot më pas në orën e biologjisë. Ajo tha se dhimbjet në stomak duhet të jenë arsye mjaftueshëm për të larë duart të paktën dy herë në ditë.
“Djali im po luante në kopsht dhe kishte bërë një rrëmujë të vërtetë jashtë. Ai shkoi të pastronte duart, por para se ta bënte, i kërkova t’i shtypte ato në një pjatë dhe kjo foto është rezultati. Dolën në pah të gjitha mikrobet që janë në duar. Sa herë që ta shtypni dorën, imazhet do të jenë të ndryshme sepse mikrobet gjithmonë do të jenë të ndryshme. Bakteret janë kudo, jetojnë në të gjithë trupin tonë dhe janë jetikë për të pasur një sistem të shëndetshëm imunitar. Kohët më të rëndësishme për të larë duart janë para se të hani dhe pas përdorimit të banjës.”
Sipas saj, këto foto duhet të shërbejnë si një mësim për të kuptuar që duart nuk lahen vetëm gjatë pandemisë.
Top Channel