
25/02 09:55
Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer përgjigje sekretarit të përgjithshëm të federatës Shqiptare të futbollit, zotit Ilir Shulku në lidhje me kërkesën e tij për të filluar aktivitetin sportiv.
Sipas ministrisë Komiteti i Ekspertëve ka hartuar strategjinë për hapjen graduale të aktiviteteve dhe se nuk është lënë jashtë as sporti.
Në letër thuhet se po vlerësohet ideja e krijimit të një grupi pune të përbashkët për hartimin e protokolleve.
Atij i është kërkuar që të dërgojë një përfaqësues.
Top Channel