“Do sfidoj legjislacionin, dua të martohem”/ Dëshira e madhe e Xheni Karaj dhe partneres Livia

07/05/2020 18:34

E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishte aktivistja e Komunitetit LGBT Xheni Karaj.  Xheni prej katër vitesh është në një lidhje me Livian dhe ka një dëshirë të madhe, të martohet me të. Por martesa mes personave me seks të njëjtë, ende nuk është e miratuar me ligj në Shqipëri dhe kjo është pengesa e tyre me e madhe.

Megjithtë, Xheni thotë se së bashku me partneren, Livian, dhe dy çifte të tjera të komunitetit, janë në pritje të rindërtimit të Gjykatës Kushtetuese. Por edhe nëse ky institucion nuk arrin t’i japë zgjidhje dëshirës së tyre për t’u martuar, ajo thotë se do të drejtohet dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

“Të jetë për mua marr Livian dhe që tani shkoj tek Bashkia e Tiranës për t’u martuar. Ne do të sfidojmë këtë legjislacion. Janë edhe dy çifte të tjera që duan të bëjnë këtë gjë. Presim të rregullohet procesi gjyqësorë, sepse siç e dimë ende nuk kemi një Gjykatë Kushtetuese. Po nuk e zgjidhëm këtu do të shkojmë në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Është një beteje që zgjat por do presim. Pjesa më e rëndësishme për ne është barazia ligjore”, u shpreh Xheni.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA