12/01 09:09
Këngëtarja e famshme Beyonce po bën pjesën e saj në luftën kundër Covid-19.
Me anë të organizatës së saj jo fitimprurëse “BeyGOOD” ajo ka dhuruar 6 milionë dollarë për shtete të ndryshme në mënyrë që mjekët të kenë pajisjet e duhura dhe njerëzit të testohen.
37-vjeçarja gjithashtu ka nisur një fushatë që quhet #IDidMyPart (Unë bëra pjesën time) duke bërë të mundur testimin e komuniteteve të njerëzve me ngjyrë.
Në SHBA 33.7% e njerëzve me ngjyrë janë të prekur nga Koronaviursi i ri dhe rastet janë të përhapura në mënyrë disproporcionale.
Me anë të kësaj fushate, Beyonce po nxit edhe personazhe të tjerë të famshëm që të bëjnë pjesën e tyre në këtë luftë dhe të ndihmojnë ata që janë më në nevojë.
Top Channel