UEFA nis procedurat për rimbursimin e biletave te kampionatiot Evropian të futbollit që u shty për në vitin 2021 për shkak të pandemisë coronavirus.
Kërkesa do të duhet të bëhet brenda periudhës 14-26 maj dhe ka të bëjë vetëm për biletat që nuk do të mund të përdoren nga blerësit. për ata që kanë ndërmend të konfirmojnë vendet e tyre për ndeshjet e programuara për në 2021 nuk do të jetë e nevojshme kryerja e asnjë procedure, pasi biletat e tyre do të mbeten të vlefshme
Rimbursimi i biletave do të nisë në muajin qershor dhe do të bëhet tek e njëjta kardë krediti me të cilën është bërë blerja e biletës. Nëse karta do të jetë e skaduar, rimbursimi do të bëjhet nëpërmjet një transferimi bankar.
Pas konfirmimit të kalendarit të ri për ndeshjet e 2021, nëse zotëruesit e biletave nuk do të jenë në gjendje që të ndjekin turneun vitin e ardhshëm, për ata do të parashikohet një mundësi tjetër për kthimin e biletave dhe për përfitimin e një rimbursimi të plotë të cmimit të tyre.
Top Channel