Vlera e “yllit” të Paris Saint-Germain, Kylian Mbappé do të jetë 20% me e ulët në sezonin e ardhshëm për shkak të ndikimit të Koronavirusit, që gjithashtu do të provokojë një “rend të ri” në futbollin botëror, ku blerjet e shtrenjta do të lihen mënjanë për shkak të krizës ekonomike.
Kriza me siguri do të ketë një ndikim në vlerën e lojtarëve. Kufizimet financiare ndoshta do të çojnë në një rënie të shifrave të transaksioneve dhe numrit të transferimeve, në favor të shkëmbimeve mes lojtarëve.
Rasti më tipik është ai i Kylian Mbappesë (një nga futbollistët më të dëshiruar nga Real Madridi), vlera e të cilit, sipas ekspertëve, do të binte më shumë (-21.5%). Francezi 21-vjeçar, i cili nënshkroi me PSG gati tre vjet më parë, vlente në fillim të këtij viti 225 milionë euro, shumë më tepër se 180 milionë që kushtoi në vitin 2017. Sidoqoftë, COVID-19 mund të ndryshojë gjithçka, duke filluar nga korriku, dhe vlera e tij do të binte në 177 milionë euro.
Një shembull tjetër është Neymar Junior, nga i njëjti klub (PSG), vlera e të cilit do të binte edhe më shumë sesa ajo e Mbappésë. Në total, 21.7% më pak, nëse sezoni futbollistik nuk do të rifillojë në Europë, pas pezullimit në Francë. Me fjalë të tjera, braziliani do të kushtonte 137 milionë euro, një shifër ndjeshëm më e vogël se 222 milionë që katalanët përfituan nga transferimi i tij.
Në të njëjtën linjë shfaqet edhe situata e Lionel Messit, i cili do të kushtonte 127 milionë në krahasim me 175 milionë që ai vlente në shkurt të vitit 2020. Në rast se La Liga dhe Champions League vazhdojnë, sulmuesi argjentinas nuk do të humbiste shumë nga vlera e tij. Në këtë situatë, Messi do të vlente rreth 134 milionë euro, një humbje e ngjashme me atë të Antoine Griezmann (nga 119 në 89 milionë).
Real Madrid gjithashtu do të preket nëse do të vendosë të shesë Eden Hazard, të cilin e bleu 100 milionë. Belgu tani do të kushtonte 96 milionë, por nëse ai do të luajë gjatë pjesën së mbetur të sezonit, do ta rikuperojë shumën që klubi mbretëror shpenzoi për të verën e kaluar.
Top Channel