Merkel “ndez dritën jeshile” për Bundesligën, sinjale premtuese edhe nga Spanja

06/05/2020 22:58

Tashmë është zyrtare: Bundesliga, liga më e lartë e futbollit gjerman, mund të rifillojë nga mesi i majit. Njoftimin e dha vetë Kancelarja Angela Merkel:

“Natyrisht se do të duhet ta lejojmë rinisjen e Bundesligës, por duke zbatuar rregullat e duhura të sigurisë”.

Dy ligat kryesore, Bundesliga dhe Bundesluiga 2, do të rikthehen me dyer të mbyllura me një seri kushtesh të tjera për të parandaluar një shpërthim tjetër të pandemisë. Lojtarët do të testohen dhe skuadrat gjithashtu do të duhet të kalojnë kohën në karantinë para se të kthehen në fushë. Paraprakisht është caktuar 15 maji për kthimin e futbollit në Gjermani.

Qëndrimi i Kancelares Angela Merkel është pritur me entuziazëm edhe në Spanjë. Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, deklaroi gjithashtu se synimi qështë që në qershor futbolli të kthehet edhe në vendin iberik.

“Kthimi i Bundesligës është një lajm i shkëlqyeshëm për industrinë e futbollit dhe shënon rrugën për një rikthim gradual të futbollit, i cili nuk do të jetë i plotë derisa tifozët gjithashtu të kthehen në stadium. Jemi të lumtur që Bundesliga ka marrë dritën e gjelbër, si dhe kampionatet në Poloni, Danimarkë, Portugali dhe Izrael. Ne po punojmë për të rifilluar La Ligan së shpejti, dje dhe sot kemi filluar rrugën me teste mjekësore. Ky është një lajm i mirë për futbollin europian dhe për kthimin normalitet pas kësaj krize.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA