Këngëtarja: Kam aq dhurata sa që më duhet shtëpi tjetër për t’i vendosur

06/05/2020 19:22

Nuk është më sekret që këngëtarja Adelina Tahiri jeton një jetë në mes të luksit dhe shpesh zgjedh që ta ekspozojë atë dhe në rrjete sociale. E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, u shpreh se me bashkëshortin nuk është zënë asnjëherë për shpenzimet që bën. E pyetur nga Bieta në lidhje me sasinë e dhuratave që ka. “Kam aq shumë sa që duhet të bëj shtëpi shtesë për t’i vendosur”, tregon mes të qeshurave këngëtarja.

“Kam aq dhurata sa që më duhet të bëj në shtëpi shtesë për t’i vendosur. Me burrin nuk zihem asnjëherë për dhurata. Ne kemi një marrëveshje dhe ai më njeh shumë mirë. Ai e dinë që Adelina e dinë nuk jeton pa blerë, e lirë apo e shtrenjtë qoftë. Ka momente që jemi në investime e sipër në biznes dhe më thotë që, Adelina ki kujdes pak, por unë s’kam kujdes asnjëherë”, thotë këngëtarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA