Channing Tatum u ka dhënë zë zhurmave se ai dhe këngëtarja britanike pop Jessie J janë ribashkuar, pasi është fotografuar duke nxjerrë jashtë qeset e plehrave në shtëpinë e saj.
Zhvillimi vjen pasi 32 vjeçarja Jessie, shpërndau një mesazh të ngrohtë miqësie për Channing për të shënuar 40 vjetorin e tij.
Aktori i preferuar i vajzave mbante veshje intriguese teksa sillej nëpër oborrin e shtëpisë së Jessie në Los Angeles.
Çifti kanë qenë gjithmonë të rrethuar nga spekulimet për statusin e lidhjes së tyre, pas riafrimit dhe ndarjes për herë të dytë.
Jessie uronte Channing për 40-vjetorin e tij. “Gëzuar ditëlindjen e 40-të këtij burrit të veçantë këtu,” shkruante ajo, duke shtuar, “Je vërtet unik. Jam mirënjohëse që ke lindur dhe aq më shumë që jemi njohur bashkë”.
Megjithse nuk e konfirmojne plotësisht se janë tashmë një çift, fjalët e ndjera të Jessie kanë mjaftuar për të ngritur mendjen e fansave.
Channing është fotografuar gjithashtu duke dalë me Jessie në Los Angeles me motoçikletën e tij.
Edhe në kohën e ndarjes së tyre të dytë, një burim i afërt me çiftin i tha gazetës People : “Jessie e Channing e duan shumë njëri-tjetrin. Kjo duket kur shikon postimet e tyre gjatë marrëdhënies. Prandaj ata deshën t’i japin edhe një shans lidhjes por nuk funksionoi”.
Dyshja ka nisur lidhjen në vitin 2018, që prej ndarjes së Channing nga ish-gruaja, nëna e vajzës së tij Everly – Jenna Dewan.
Ish-gruaja Jenna, tashmë ka lindur fëmijën e dytë me të fejuarin Steve Kazee.
Një burim tha për rrjetin ‘E!News’ se Channing ishte “shumë i lumtur” për ish-gruan dhe Steve.
Top Channel