
12/05 08:25
Banorët e qytetit italian të Asiago xhiruan nga dritaret grabitësit që vodhën një ATM nga një mur, por planet e tyre u prishën nga policia.
Pamjet u shfaq në rrjetet sociale ku shiheshin hajdutët duke nxjerrë një ATM nga muri dhe e ngarkuan në një kamion.
Hajdutët fillimisht vodhën një kamion në qytet ndërsa më pas shkuan të vjedhin ATM-në më të afërt
Banorët që regjistruan ngjarjen thirrën policinë dhe ajo arriti në kohën kur hajdutët sapo ngarkuan ATM në kamion. Grupi i tyre hyri në makinën e parkuar aty pranë dhe ikën, por sipas raporteve ata u kapën shpejt.
Top Channel