Dibër- Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Dibrës pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij.
I arrestuari është L. D., 39 vjeç, banues në Dibër ndërsa tashmë do të përballet në gjykatë me akuzat për veprat penale, “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Njoftimi i policisë:
Falë reagimit të menjëhershëm të Policisë u parandalua një ngjarje e mundshme kriminale brenda familjes.
Arrestohet në flagrancë një 39-vjeçar, pasi dhunoi dhe kërcënoi për vrasje bashkëshorten e tij.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, falë reagimit të shpejtë dhe ndërhyrjes në kohë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. D., 39 vjeç, banues në Dibër.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, duke i shkaktuar dëmtime në trup dhe e ka kërcënuar se do ta vriste.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Top Channel