Covid-19/ Numri i viktimave në SHBA shkon mbi 72 mijë

06/05/2020 17:10

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 72.334, prej të cilëve 2.360 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

Me mbi 1,2 milionë të infektuar, SHBA është shteti me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara. Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” thonë se në 24 orët e fundit numri i rasteve pozitive me koronavirus në SHBA është rritur për 24.776, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 1.238.801.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e ka regjistruar Spanja (253.682), Italia (213.013) dhe Mbretëria e Bashkuar (194.990). Shteti amerikan New York është më i godituri në SHBA, me gjithsej 330.139 raste të konfirmuara dhe 25.204 viktima.

Në SHBA janë testuar mbi 7,7 milionë persona, ndërsa numri i të shëruarve nga COVID-19 është rritur në mbi 200 mijë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA