Burgoset parukierja që nuk kërkoi falje për mbajtjen hapur të dyqanit gjatë karantinës

06/05/2020 19:21

Një pronare parukerie është dërguar në burg nga gjykatësi pasi nuk pranoi të kërkonte falje për mbajtjen hapur të sallonit të saj gjatë urdhrit të izolimit prej koronavirusit në SHBA.

Shelley Luther, pronare e ‘Salon la Mode’ në Texas, iu ofrua mundësia nga gjykatësi të kërkonte falje për egoizmin e mbajtjes hapur të biznesit të saj kur të tjerët ishin mbyllur nga pandemia, por ajo refuzoi.

“Nuk jam dakord me ju zotëri kur më quani egoiste”, tha dje Luther në gjykatë.

“Sepse të ushqej fëmijët e mi nuk është diçka egoiste. Unë kam stiliste të punësuara që vuajnë nga uria, sepse duhet të ushqejnë fëmijët e tyre. Kështu që nëse ligji është më i rëndësishëm sesa të ushqehesh, atëherë vazhdo me vendimin tuaj. Unë nuk e mbyll sallonin”.

Rrjedhimisht Luther u dënua me shtatë ditë burg për refuzimin e ofertës së gjykatësit. Dënimi i saj ishte në këmbim të shtatë ditëve që salloni i saj kishte qëndruar hapur megjithë urdhrin e izolimit kundër përhapjes së koronavirusit.
Edhe pasi ishte detyruar të mbyllte dyqanin më 22 mars, ajo e kishte hapur përsëri më 24 prill.

Luther e avokati i saj thanë se salloni operonte sipas protokollit të sigurisë, dhe me një numër të kufizuar punonjësish nga 19 që ajo punëson normalisht.
Gjykatësi Moye tha se besonte se Luther ishte e sinqertë në qëllimin e saj por tha se rendi ligjor nuk vepron kur individët i marrin vetë vendimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA