Babë e bir të armatosur në kërkim të hajdutit, vrasin 25 vjeçarin me ngjyrë që po bënte vrap

06/05/2020 20:31

Dy meshkuj përballen me akuza intimidimi të lagjes së tyre të banimit teksa pretendonin se kërkonin një grabitës, ndërsa më vonë qëlluan me armë një të ri me ngjyrë që po bënte vrap në park.

25 vjeçari Ahmaud Arbery, vdiq në fund të shkurtit, por megjithse policia e di se kush e ka vrarë, tre muaj pas ngjarjes në Giorgia, SHBA, ende nuk ka të arrestuar, thotë organizata e të drejtave të njerëzve me ngjyrë.

Gregory McMichael tha në polici se ai dhe djali i tij i rritur Travis, mendonin se i riu dukej si personi që ishte parë të vidhte në kamerat e sigurisë.

Kështu që McMichael mori një pistoletë dhe i biri një pushkë “shotgun”, dhe nisën të kërkonin vjedhësin nëpër rrugë.

McMichael tha në polici se nisën të ndiqnin dikë që po vraponte dhe i thirrën: “Ndalo, ndalo! Duam të flasim me ty!”
Ai tha se i biri Travis McMichael, doli nga makina me pushkë në dorë, dhe më pas Arbery e kishte sulmuar. Gjatë përleshjes Arbery u qëllua, thuhej në raportin e policisë.

McMichael tha se sapo djali i tij doli nga makina njeriu që po vraponte “e sulmoi dhunshëm dhe të dy po luftonin për armën”, por më pas Arbery ra me fytyrë përtokë dhe vdiq.

Të afërmit dhe miqtë e tij thonë se Arbery po bënte vrap në zonën vetëm disa kilometra larg shtëpisë së tij, të dielën pasdite. Prokurori Tom Durden tha se po punon që vrasësi dhe bashkëpunëtori i tij të dalin para drejtësisë, por pandemia aktuale e koronavirusit ka pezulluar cështjet.

Pastori lokal John Perry, përfaqësues i grupit të të rejtave të zezakëve tha se ishte zhgënjyese që vrasësit janë ende të lirë. “Të qëllosh, të vrasësh e të mos arrestohesh. Nuk di si ta kuptoj”, tha ia, duke shtuar se beson se kemi të bëjmë me një rast të qartë vrasjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA