Dy shqiptarë sipas National Crime Agency në Angli u arrestuan në një port tek sa po tentonin të nxirrnin nga një kontenier 16 kg Kokainë.

Të arrestuarit janë  Mariglen Bajraktari dhe Romario Vukzaj, të cilët akuzohen për import dhe posedim droge klasi A.

Hetimi nisi më datë 5 Maj pasi punonjësit e portit panë një aktivitet të dyshimtë në zonën e kontenierëve dhe njoftuan policinë.

Të dy shqiptarët u arrestuan nga Border Force dhe iu gjetën 16 kg kokainë të mbërritura në kontenier nga Belize në 1 Maj.

Droga nëse do të shitej në rrugë kapte vlerën e 1 milion stërlinave.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA