10 mësimet kryesore që duhet të nxjerrim nga lufta kundër Covid-19

06/05/2020 14:43

Ashtu siç ishte e paimagjinueshme që gjërat mund të ktheheshin në normalitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA, ashtu na duket dhe situata aktuale e izolimit,  shkruan The Guardian.

Këto muaj të çuditshëm, mund të jenë të parat e një epoke ndërgjegjësimi për kërcënimin që paraqesin pandemitë.

Është shumë shpejt të thuhet se si do të duket e ardhmja. Epidemiologët do të studiojnë pesë muajt e fundit të dekadës, ndërsa historianët edhe më gjatë. Por tashmë ne mund të shohim formimin e kontureve të përafërta.

Ne po mësojmë se çfarë funksionon kundër Covid-19.

FOTO GALERI
1/10
1.Duhet të reagojmë më shpejt Një studim i realizuar në mars nënvizoi rëndësinë e të vepruarit shpejt. Sikur Kina të kishte kryer më shumë testime dhe t’i kishte ndërmarrë masat e tjera një javë më herët, do të kishte zvogëluar me 66% rastet në Kinë, argumentuan studiuesit. Po të kishim vepruar tre javë më herët, do të kishte reduktuar rastet me 95% në gjithë botën. Mësimi për qeveritë u nënvizua nga Michael Ryan, një kirurg dhe drejtori ekzekutiv i programit të Emergjencave Shëndetësore të Organizatës Botërore të Shëndetit, në një konferencë për shtyp në Mars . “Bëhuni të shpejtë. Mos keni keqardhje. Ju duhet të bëni lëvizjen e pare, “tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA