Tiranë/ Bie nga lartësia e banesës, ndërron jetë 21-vjeçari. Ja për çfarë dyshohet

05/05/2020 08:51
Ilustrim

Një ngjarje tragjike ka ndodhur dje në orët e vona, në rrugën “Halit Haxhia”, në Babrru/ Kamëz.

Mësohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij shtetasi E. K., 21 vjeç, i cili është dërguar menjëherë në spital në gjendje të rendë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të kësaj ngjarjeje.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, pasi muajt e fundit merrte mjekime për depresionin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta