![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2024/06/bami_sd-800x450.jpg)
26/06 07:43
Një kukull Barbie në jetën e vërtetë, me një mision të vetëm: të ketë buzët më të mëdha në botë.
Andrea Ivanova, nga Bullgaria, ka kryer plot 20 injeksione të buzëve në një përpjekje për të arritur përmasa më të mëdha.
22-vjeçarja ka kryer injeksione në buzët e saj që nga viti 2018 – duke shpenzuar rreth 134 paund për çdo injeksion të buzës me acid hialuronik.
Një foto në Instagramin e saj mban shkrimin: Unë bëra injeksionin tim të fundit dy ditë më parë.
“Ndihem mirë por disa mjekë mendojnë se është e mjaftueshme, megjithëse unë akoma i dua ato më të mëdha.
Top Channel