Eni Vasili pyet ministren: Kur do të hapen studiot televizive? Manastirliu: Nuk di të them një datë…

05/05/2020 01:38

Në Open në Top Channel ishte e ftuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Pasi u pyet nga drejtuesja e emisionit, Eni Vasili, Manastirliu u ndal edhe tek hapja e mediave ku tha se nuk ka një datë të caktuar, por që po mendohet si çështje.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Po shikoja edhe një herë planin e masave për lehtësim. Me datë 11 hapen klinika dentare, dyqane, qendra tregtare, berber por në asnjë nga këto nuk shikoj studiot televizive. Ju keni qenë në studion time, e njihni si hapësirë. Kur do të kem mundësinë të kem të paktën dy të ftuar në studio, zonja ministre?

Manastirliu: Ne jemi duke e vlerësuar me shumë kujdes hapjen e planit të masave. Padyshim do të vijë një moment Eni ku do të hapen edhe studiot televizive për dy apo më shumë të ftuar, por kjo do të bëhet në bazë të një vlerësimi të kujdesshëm bazuar në standartet që do të ofrojë çdo televizion. Nuk mund të them sot një datë pasi kjo do të vijë pas një vlerësimi të Komitetit të Ekspertëve.

Eni Vasili: Ne mundësitë e qëndrimit 2 metra larg njëri-tjetrit këtu në studio e kemi. Të paktën një duel idesh do të ishte mirë ta bënim.

Manastirliu: Do ta vlerësojmë dhe patjetër do të ndjekim udhëzimet e Komitetit të Ekspertëve. Po bëjmë kujdes me hapjen që të shmangim një valë të dytë infeksioni që do të hidhte në erë të gjithë punën e bërë deri tani.

Top Channel