
Në pjesën e dytë në emisonin Open në Top Channel ishte e ftuar kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi. Kryemadhi u pyet edhe për pranverën Rama-Meta.
Si e komentoni pranverën mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?- e pyeti Eni Vasili.
‘Shqiptarëve nuk u bëhet vonë për ulejt dhe ngritjet e qejfit të kryeministrit dhe presidentit. Ata duan të punojnë që të ushqejnë familjet e tyre. Unë si Monika Kryemadhi dhe si LSI nuk e njoh parlamentin. Deklaratat e dashurisë mes Metës dhe Ramës nuk i marr në konsideratë. Kjo pyetje duhet bërë Ilir Metës.
Jam mësuar me degën e ullirit dhe thikat pas shpine të Edi Ramës. Shqiptarët nuk interesohen për karrigën e Kryemadhit dhe Enit. 2 muajt e fundit kanë humbur vendin e punës 60 mijë shqiptarë. Kjo duhet diskutuar dhe jo raporti i dashurisë mes Ramës dhe Metës’- tha Kryemadhi.
Top Channel