Rusia raportoi 10.581 infektime të reja me koronavirus këtë të hënë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara zyrtarisht në 145.268, sipas autoriteteve përkatëse në vend.
Shifra në fjalë është e dyta më e larta sa i takon rasteve të reja që Rusia ka parë në një periudhë 24-orëshe, që nga fillimi i epidemisë.
Deri më tani, 1.356 vdekje dhe 18.095 pacientë të rikuperuar janë regjistruar në Rusi. Afërsisht gjysma e rasteve të regjistruara në javët e shkuara ishin asimptomatike. Moska përbën më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të koronavirusit në vend.
Pika e nxehtë kryeqytetase: Kryetari i Moskës Sergey Sobyanin tha në një postim të shtunën se bazuar “në shfaqjen e grupeve të ndryshme të popullsisë” ka të ngjarë që 2% e të gjithë banorëve të qytetit të kenë virusin.
Sipas të dhënave zyrtare, ka 12.7 milionë njerëz në Moskë, 2% e të cilëve janë afërsisht 254,000 njerëz.
Top Channel