Policia italiane në Katania ka zhvilluar një operacion antidrogë, ku ka arrestuar 25 persona.
Operacioni i koduar “Shoes” është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Sipas mediave italiane, 21 prej personave ndodhen në burg dhe 4 në arrest shtëpiak me akuzën e bashkëpunimit në organzatë kriminal për trafik lëndësh narkotike të tipit marijuanë, kokainë dhe hashash dhe armëmbajtje pa leje.
Aktiviteti kriminal kryhej në bashkëpunimit me klanin mafioz të Cosa Nostra ” Santapaola- Ercolano”
Hetimet kanë zbardhur aktivitetin e të arrestuarve në grupe të ndryshme kriminale si ato shqiptare, kalabreze laziale dhe atyre që vepronin në territorin e Campanias.
Më herët policia arrestoi 6 korrierë droge dhe janë kapur 4 kg kokainë, 52 kg marijuanë e 25 kg hashash.
Top Channel