Një 73-vjeçar është rasti më i ri me koronavirus në Durrës.
Që nga 11 prilli Durrësi nuk kishte pasur asnjë rast të ri të infektuar me SARS-CoV-2. Po pas kësaj periudhe disajavore me zero raste pozitive, u zbulua një vatër e re, po që duket të jetë e izoluar.
Rasti i fundit është një burrë në moshën e tretë, i cili jetonte vetëm dhe është referuar nga shërbimi i mjekut të familjes. Sipas burimeve nga shërbimi epidemiologjik është një rast i ri, pa lidhje me të infektuarit e mëparshëm në Durrës dhe po trajtohet në banesë.
Ndërkohë është kryer dhe gjurmimi në terren i familjarëve të të moshuarit dhe pritet përgjigjja e testit të tamponit.
Durrësi shkon në 43 raste, 4 prej të cilëve kanë humbur jetën nga Covid 19, ndërsa pjesa tjetër e të prekurve, duke përjashtuar rastin e fundit, tashmë rezulton se është e shëruar.
Top Channel