Zëvendëskryeministri i Belgjikës ndeshi një situatë të sikletshme në vënien e maskës së fytyrës, çka nuk mundi dot t’u shpëtonte kthetrave të internetit.
Koen Geens, njëherësh edhe ministër i Drejtësisë, pasi mbaroi fjalën e tij sa i takon rëndësisë së respektimit të masave Covid-19, përfshirë këtu distancimin social, larjen e duarve dhe vënien e maskës, nuk po mundte dot ta vendoste këtë të fundit.
Meanwhile in Belgium… their deputy prime minister getting to grips with the situation. pic.twitter.com/NPnelc6shd
— Laura Round (@LauraRound) May 1, 2020
Kështu, videoja shkaktoi humor dhe shpërndarje të gjerë në rrjetet sociale. Në mbrojtje të tij doli shkrimtarja J.K. Rowling e cila ndër të tjera shkroi:
“Nuk mund ta vë në lojë këtë njeri me ndërgjegjje të plotë.”
Thanks JK, took one for the team of the clumsy https://t.co/DUXodB7t01
— Koen Geens (@Koen_Geens1) May 2, 2020
Statusi i saj u shpërnda më pas edhe nga vetë Geens.
Top Channel