Maliq/ Nipi godet tezen dhe burrin e saj, përfundojnë të tre në spital

04/05/2020 12:13
Ilustrim

Një 20 vjeçar është përfshirë në një konflikt me tezen e tij dhe bashkëshortin e saj në Maliq të Korçës.

Si pasojë e konfliktit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 04.05.2020, në orën 11:05, në fshatin Pendavinj, shtetasi I. J., rreth 20 vjeç, ka shkuar në banesën e tezes së tij, shtetases D. L., rreth 60 vjeç dhe është përfshirë në një konflikt me bashkëshortin e saj A. L., 68 vjeç dhe 60 vjeçaren, si pasojë e të cilit dyshohet të kenë marrë dëmtime trupore të tre këta shtetas, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA