Llixhat e Elbasanit pas Covid-19/ Bizneset: Na trajtojnë si hotele, ne jemi “spital”
04/05/2020 12:25
Për herë të parë sezoni kurativ në llixhat e Elbasanit nuk është hapur.
Mijëra prenotime u anuluan ndërsa për bizneset humbjet ishin të mëdha duke nisur nga pagesat vjetore e të tjera.
Vetëm në një sezon në llixhat e Elbasanit akomodohen 6-7 mijë persona të cilët frekuentojnë banjat termike. Çmimet e favorshme dhe cilësia e ujërave kanë bërë që frekuentimi të jetë shumë i madh sidomos me shtetas të Kosovës e Maqedonisë. Për bizneset e kësaj zone shprese tashmë mbetet hapja sezonin e ardhshëm shtator-tetor.
Top Channel