Koronavirusi nuk ka kursyer as Giacomo Porettin, aktorin aq popullor të treshes së famshme italiane të humorit, “Aldo, Giovanni e Giacomo”.

“Pata për tetë ditë temperaturë shumë të lartë, siç nuk kam pasur në të gjithë jetën time, dhimbje të forta të kockave e një dobësi të përgjithshme trupore”, rrëfen 64 vjecari në një intervistë për Corriere della Sera.

Giacomo nuk ngurroi të tregonte se ishte ndjerë vërtet I frikësuar. “ Kur më kaloi temperatura, ndihesha sikur të kisha vrapuar në 5 maratona të New Yorkut. Mbaj mend një mëngjes nuk arrita dot të hap as kapakun e kafetjerës, aq i pafuqishëm isha”, thotë ai.

Sëmundja preku edhe bashkëshorten e Porettit, Daniela Cristofori. Por asaj temperatura i zgjati vetëm dy ditë, ndërsa humbi nga ana tjetër nuhatjen dhe shijen. Aktori I njohur shprehet se “ tani tamponi është negativ, e në këtë pikë, kërkon të bëjë diçka dhe për të tjerët.

“Dua t`i nënshtrohem testit sierologjik dhe jam i gatshëm të dhuroj plazmë për personat e sëmurë”, deklaroi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA