Konferenca e Donatorëve/ BE, bota bashkë për vaksinën!

04/05/2020 11:57

Liderët evropianë kanë dhënë mbështetje për një plan me qëllim mbledhjen e 7.5 miliardë eurove sa i takon gjetjes së një vaksinë kundër koronavirusit, në një letër të hapur.

Nisma e udhëhequr nga Brukseli është prezantuar fillimisht nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der leyen. Premtimi u bë para Konferencës së Donatorëve të planifikuar për ditën e sotme. Kryeministri britanik, Boris Johnson do t’i kërkojë vendeve të mblidhen së bashku për të përballuar krizën më urgjente me të cilën jemi përballur në jetët tona.

Johnson, që kaloi tre netë në kujdes intensiv pasi u prek nga Covid-19, do të konfirmojë edhe angazhimin e britanisë për 388 milionë paundë për kërkimet e vaksinës, testimit dhe trajtimit. Konferenca do të bashkëdrejtohet nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Norvegjia, Arabia Saudite dhe Komisioni Evropian. Kombet e Bashkuara kanë thënë ndërkohë se kthimi në jetën normale do të jetë i mundur vetëm nëse zbulohet një vaksinë.

Në letrën publike të publikuar në fundjavë në gazeta, liderët, mes të cilëve kryeministri italian, presidenti francez, kancelarja gjermane, thanë se fondet e mbledhura do të shënonin fillimin e një bashkëpunimi të paprecedenttë global mes shkencëtarëve dhe rregullatorëve, industrisë dhe qeverive, organizatave ndërkombëtare, fondacioneve dhe profesionistëve të shëndetit publik.

Ne mund të zhvillojmë një vaksinë, të prodhuar nga bota, për botën, dhe kjo do të jetë një e mirë unike globale për publikun në shekullin e 21-të. Në të njëjtën kohë, firmëtarët kanë dhënë mbështetje për organizatën botërore të shëndetësisë, pavarësisht kritikave të shteteve të bashkuara për mënyrën se si ajo e menaxhoi krizën. Dhjetëra projekte kërkimi kanë nisur ndërkohë për gjetjen e vaksinës në disa vende të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA