“Jemi ende në gjysmën e rrugës”/ Mjeku Kalo thirrje qytetarëve: COVID-19 s’e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave

04/05/2020 09:49

Në një postim në Facebook, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar një video-mesazh të mjekut Tritan Kalonnga Spitali Infektiv COVID-1.

Teksa ka nisur hapja graduale e jetës, mjeku Kalo u bën thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave dhe kujdesin maksimal.

Ndër të tjera, mjekut infeksionist shprehet se koronavirusi është ende në gjysmën e rrugës dhe nuk e ka shfaqur akoma tablonë e plotë të problematikave.

“Ju drejtohem nga Urgjenca e Infektivit në QSUT, e përcaktuar si COVID-1. Ju drejtohem me thirrjen, që me hapjen e masave, të mos liberalizoheni ose përkeqësoni shkallën e përkujdesjes ndaj vetes, sepse jemi ende në mos në gjysmën e rrugës dhe kemi ende sfida për t’u përballur në të ardhmen. Kujdesi ndaj vetes, kujdesi ndaj të tjerëve, higjiena personale dhe kolektive, ushqyerja e shëndetshme, respektimi i rregullave, jo vetëm që nuk duhen nënvlerësuar, por duhen theksuar gjithnjë e më tej, sepse COVID-19 ende nuk e ka shfaqur tablonë e plotë të problematikave që ka”, thotë mjeku Kalo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA