Harta e zgjeruar e zonave të gjelbra/ Në 18 bashki sot u lehtësuan masat dhe lëvizja- biznesi mirëpret hapjen

04/05/2020 15:08

18 bashki të tjera janë shpallur këtë të hënë si zona të gjelbra, duke e çuar në 23 numrin e tyre.

Në Vlorë 70% e bizneseve të hapura janë në zonën e bulevardit, ndërsa në shëtitore s’është e njëjta gjallëri pasi atje ka kryesisht bare e restorante.

Sipas qytetarëve sot Vlora duket plot jetë dhe rregullat e caktuara jane bërë pjese e rutinës dhe kujdesit të tyre shëndetësor. Zonat e gjelbra kanë më tepër lehtësi në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve por me rregulla të përcaktuara e pavarësisht kësaj qytetarët e Bilishtit prej mëngjesit të së hënës mbushën rrugët, sheshet dhe tregjet të shkujdesur.

Pensionistët të cilët lejohen të dalin deri në 8.30 të mëngjesit nuk e respektuan orarin ndërsa nuk munguan as grumbullimet apo shëtitjet në grup, ndërsa në tregun ushqimor pavarësisht lëvizjes kishte shumë pak shitje.

Ne qarkun e Korçës 5 prej bashkive jane zona te gjelbra. Pas Pogradecit edhe Maliqi, Pusteci, Kolonja e Devolli iu shtuan hartes se ketyre zonave, ndersa mbetet e prekur vetem Korça.

Prej kësaj të hëne 4 bashki të reja i shtohen listës së bashkive të gjelbra në qarkun e Elbasanit, Cerriku, Belshi, Gramshi dhe Peqini prej nga sot do të kenë lehtësim të lëvizjes. Ndërkohë një javë më parë edhe Librazhdi e Prrenjasi u shtuan në listën e bashkivfe të gjelbra., Prej 7 bashkive të qarkut të Elbasanit vetëm bashkia Elbasan nuk është në listën e bashkive të gjelbra, ndërsa me identifikimin e dy rasteve të reja në 24 orët e fundit, numri i të prekurve me Covid-19 në Elbasan shkon në 20, prej tyre 15 të shëruar.

Në Rrogozhinë bizneset e vogla dhe shitësit e fruta perimeve në treg nuk janë ende të kënaqur me faktin se bashkia e tyre është zonë e gjelbër. Bizneset sepse duhet të furnizohen në Tiranë ku nuk shkojnë dot, ndërsa tregtarët për mungesë blerësish.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA