Ilustrim

Arrestohet në flagrancë në Durrës një 36 vjeçar në gjendje të dehur dhe në kundërshtim me Aktin Normativ

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në kuadër të monitorimit për zbatimin e masave me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, gjatë kontrollit për autorizimin përkatës të lëvizjes me mjet, arrestuan në flagrancë shtetasin F.K.,36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip “Volvo” në kundërshtim me Aktin Normativ dhe në gjëndje të dehur në masën 1.09 mg/litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Drejtimi i mjetit në gjëndje të dehur”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA