Çerdhet dhe kopshtet s’do hapen, MSH: Është herët/ Prindërit që s’kanë ku të lenë fëmijët: Rrezikojmë punën
04/05/2020 15:13
Kur do të hapen çerdhet dhe kopshtet? Këtë pyetje bën çdo prind që ka fëmijë të vegjel në sistemin parashkollor.
Gjatë periudhës së karantinës prindërit patën mundësi të kujdeseshin vetë për edukimin e fëmijëve. Tani që vendi ynë po i kthehet normalitet të rriturit duhet t’i kthehen punës, ndërkohë që për çeljen e kopshteve dhe çerdheve ende nuk është marë një vendim se kur do të hapen. Por kush do të kujdeset për të vegjëlit?
Rasti më i mirë është kur gjyshja kujdeset për nipin dhe mbesën, në mungesë të tyre çiftet e reja do të detyrohen të marin një dado.
Top Channel