100% i saktë- Mbretëria e Bashkuar përmbush qëllimin? “Testi i antitrupave, gati për 2 javë”

04/05/2020 10:56

Studiuesit pretendojnë se testet e sakta të antitrupave që mund të tregojnë nëse miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar tashmë kanë patur koronavirus mund të jenë të disponueshëm brenda dy javësh.

Ndërmarrja zvicerane Roche Diagnostics pretendon se ka krijuar një test me 100% saktësi dhe mund të sigurojë qindra mijëra çdo javë. Miliona teste të hershme të antitrupave – të dizajnuara për të treguar nëse dikush është imun ndaj sëmundjes – janë urdhëruar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, por as edhe një e vetme nuk ka rezultuar aq e saktë sa të përdoret në një gamë të gjerë.

Testet e tjera, të porositura nga sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock nuk i plotësuan standardet e dakorduara me Agjencinë Rregullatore të Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA), duke detyruar qeverinë të deklaronte se testet do të ishin të gatshme muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA