Leonard Hajdhushin e njohin të gjithë në Sarandë sepse ai ju kërkon ndihmë bashkëqytetarëve, për t’ja dalë çdo dite të re, ndërsa prej vitesh jeton mes depresionit, varfërisë dhe nevojës për punë. Sot mban në dorë skeletin e paplotësuar të një vepre të re arti, e 18-ta që realizon. Mjeshtërinë tregon se e ka mësuar në burg në Greqi, vite më parë kur u dënua për mungesë dokumentacioni. Herë pas here shitja e anijeve dekorative e ka shpëtuar për pak kohë por nuk ka shituar asgjë që prej verës së kaluar.
“Pse ke vendosur të jetosh duke lypur ndërsa bën diçka? Sepse kjo do një muaj kohë ndërsa unë dua të ha çdo ditë. Po s’gjeta të paktën atë 1000 lekëshin në ditë.”
Nardi tregon se kjo është periudha më e vështirë që Saranda ka jetuar ndonjëherë dhe shpreson që zgjidhja të vijë shpejt për të shpëtuar njerëzit,që janë njëkohësisht bamirësit e tij.
“Jetoj duke kërkuar ndonjë lek rrugëve apo duke kërkuar ndonjë hekur apo alumin nëpër kazane.
Është e vështirë gjatë këtyre ditëve?
Shumë shumë e vështirë. Njerëzit po vuajnë, po ta them me shpirt, po i kërkoj 50 lekë dhe më thonë nuk kemi. Është shumë më e vështirë se më parë dhe nuk e dimë si do i vejë halli me turizmin nqs bizneset do punojnë apo jo, nuk flas për veten këtu ”
Leonard Hajdhushi merr një ndihmë ekonomike prej 1800 lekësh në muaj që nuk mjafton as për ilaçe.
Merr mjekime Leonard?
Marr vetëm Diazepan dhe Titus për shqetësime nervore që të mos i bëj dëm vetes.
Po ndihmë ekonomike?
Marr vetëm 18 mijë lekë në muaj. Merrja 25 ma ulën në 18. Çdo bëj me to.”
48 vjeçari që ka kaluar një jetë plot peripeci kërkon një shans të ri sepse nuk do që të lypë më. Ai është duke luftuar depresionin dhe është i gatshëm të bëjë çdo punë për ti kthyer vetes dinjitetin.
“Po të kisha një tavolinë këtu me dërrasa dhe me tendë do ulesha këtu do punoja, do kalonin njerëzit do kërkonin një kornizë, një bizhutierë, një këllëf çakmaku.”
Top Channel