Njerëzit po shëtisin, vrapojnë dhe lëvizin me biçikleta në rrugët e Spanjës, për të parën herë në javë të tëra ndërsa masat e kufizimit si pasojë e koronavirusit janë zbutur në vend.
Vendimi për të lejuar të rriturit të ushtrohen në natyrë, pason një zbutje të rregullave për fëmijët, një javë më parë. Spanja ka njohur një nga shpërthimet më të ashpra në botë të koronavirusit, me më shumë se 213 mijë raste dhe 24500 viktima dhe kishte vendosur masa të rrepta izolimi në mars.
Njerëzit lejoheshin të dilnin nga shtëpitë vetëm për të blerë ushqime dhe ilaçe apo të shkonin në punë nëse puna nga shtëpia nuk ishte e mundur.
Lejoheshin po ashtu edhe shëtitje të shkurtra të qenve. Deri javën e kaluar, Spanja ishte vendi i vetëm në Evropë ku fëmijët nuk mund të dilnin fare nga shtëpia.
Sidoqoftë, ushtrimet dhe vrapi i përditshëm, do të vazhdojë të jetë subjekt i afateve të caktuara kohore për pjesë të ndryshme të popullatës, në mënyrë që të mund të evitohen turmat. Ushtrimi duhet të kryhet jashtë, por afër shtëpisë, dhe rregullat e distancimit social, mbeten në fuqi.
Top Channel