S’ka mbrëmje mature/ Ministria e arsimit sqaron: rikthimi në shkollë jo me detyrim

03/05/2020 20:25

Shkolla do të jetë e hapur vetëm për klasat e 12 për një periudhë 3 javore nga 18 maji deri në 5 qershor, megjithatë maturantët nuk e kanë të detyrueshme rikthimin në shkollë.

Nëse ata do të duan të punojnë individualisht për konsultimet duhet të lajmërojnë drejtorin e shkollës para 11 majit që të planifikohet numri i saktë i nxënësve që të respektohet distancimi fizik.

Një nga pyetjet më të shpeshta që i është drejtuar ministres së arsimit lidhet me mbrëmjen e maturës.

E përgjigja për këtë vit nuk ishte ajo që donin të dëgjonin maturantët, pasi mbrëmjet e maturës janë anuluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA